Sipas raportimeve të mediave ukrainase, procesi i negociatave midis Rusisë dhe Ukrainës ka ngecur.
Këshilltari presidencial, Mykhailo Podolyak, tha për gazetarët se Rusia nuk e kupton rolin e saj negativ në botë dhe po refuzon të ndalojë përdorimin e propagandës brenda vendit.
Podolyak u shpreh se mendon që politikanët rusë po angazhoheshin vetëm në negociata, në mënyrë që ta përdornin këtë si propagandë për qytetarët rusë.
Sjellim në vëmendje se raundi i fundit i bisedimeve ballë për ballë mes përfaqësuesve të dy shteteve u zhvillua në Turqi në fund të muajit Mars, megjithëse negociatat kanë vazhduar përmes telefonit.