Një spikere lajmesh e ITV njoftoi gabimisht vdekjen e Papës, ditën e Krishtlindjes teksa ndodhej në transmetim Live në televizion.
Gazetarja dhe prezantuesja Kylie Pentelow gabimisht filloi të njoftonte vdekjen e udhëheqësit të Kishës Katolike, teksa po raportonte për fjalimin e Papës në ditën e Krishtlindjes në qytetin e Vatikanit, duke shpjeguar se si ai iu lut udhëheqësve botërorë që t’i vinin vaksinat në dispozicion “për ata që kishin më shumë nevojë”.
Më pas ajo vijoi duke thënë, ‘u njoftua vdekja e tij’, por e kuptoi shpejt gabimin dhe kërkoi ndjesë: ‘Më falni’ tha ajo duke përfunduar fjalinë.
Papa Françesku, 85-vjeç, udhëheq kishën katolike që nga viti 2013 kur zëvendësoi Benediktin XVI.
Françesku u lut ditën e Krishlindjes për fundin e pandemisë së koronavirusit, duke kërkuar në fjalimin e tij kujdes shëndetësor për të gjithë, vaksina për të varfërit dhe që dialogu të mbizotërojë në zgjidhjen e konflikteve në botë.