Një i mitur ka raportuar se një person tjetër (deri më tani i panjohur) e ka ngacmuar seksualisht e më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes. Ngjarja ka ndodhur në Mitrovicë të veriut.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 27.08.2023.
Ndërkaq sic thuhet në raport në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti vazhdon të hetohet.
“Me datë 04.09.2023 viktima mashkull kosovar i mitur ka raportuar se një i dyshuari deri më tani i panjohur e ka ngacmuar seksualisht e më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.