Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që shtetasit e Singaporit të mos kenë nevojë për vizë për hyrje, qëndrim apo kalim transit nëpër Kosovë.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se Singapori nuk rezulton në listën e shteteve ndaj të cilave Kosova nuk aplikon regjim të vizave, andaj ka kërkuar që të shtohet në këtë listë.
“Përmes këtij plotësim-ndryshimi, shtetasve të Singaporit iu mundësohet të lirohen nga pajisja me vizë për hyrje, transit apo qëndrim në Kosovë për 90 ditë në një periudhë prej 6 muaj”.
Ajo tha se regjimi pa viza ndaj shtetasve të Singaporit të bëhet ashtu sic është e përcaktuar për shtetasit e vendeve të tjera.