Seriali “Çka ka shpija”, është tejet i shikuar nga publiku shqiptar.
Aktori e producenti i serialit, Naser Rafuna, përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, zbuloi se transmetimi i këtij seriali tani e tutje do të jetë në Klan Kosova, shkruan Indeksonline.
Ai ndau një imazh me drejtorin Adriatik Kelmendi, të cilin e falënderoj për mikëpritjen.
Postimi i plotë:
“Seriali “Çka Ka Shpija” për këto sezona, sipas raportit të punës profesionale të televizionit,ka arritur të ketë shikueshmërinë më të madhe nga tërë emisionet profesionale që janë prodhuar në vend e rajon, që nga fillimi i transmetimit në TV, ku vetëm në youtube ka mbi 800 milion views.
Sidoqoftë, e falemnderoj menagjmentin e RTK në kohën sa kemi bashkepunuar nga muaji dhjetor 2014 – dhjetor 2021 ,posaqërisht z.Mentor Shala dhe Ngadhnjim Kastrati me bashkëpunëtorët e tyre. E qysh me i harru pa i falemnderu nga administrata e RTK,sigurimi e të gjithë ,posaqerisht ekipën realizuese e deri te kameramanet qe kemi bashkëpunu e jemi knaq. Keni me na mungu shummëëë dhe ju dua pa masë. Zoti ju ruajt.
Sidoqoftë rrugëtimi i serialit, nga tani e tutje ka një shtëpi të re: KLAN KOSOVA,me mikërpritje tejet të ngrohtë, nga Drejtori kreativ e profesional z. Adriatik Kelmendi
Shihemi shpejt në KLAN KOSOVA