Në Komunën e Zubin Potokut sipas rezultateve të para preliminare fitues del të jetë kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Izmir Zeqiri.
Gazetari i RTV Dukagjinit nga terreni njofton se kur kanë mbetur edhe rreth nëntë vota pa u procesuar në tabela të rezultateve, Izmir Zeqiri i PDK-së prin me 196 vota.
Flatron Hasani i LVV-së është i dyti me 180 vota.
Në Zubin Potok kanë votuar 385 votues apo 5.78 për qind.