17 vjet më parë në Kuvendin e Kosovës u miratua Kushtetua, e cila i dha jetë shtetësisë së shpallur më pak se dy muaj më parë.
E që nga e marta e 9 prillit të 2008-ës, akti më i lartë juridik i vendit u përbuz e u nëpërkëmb rreth 100 herë, transmeton Gazeta Papirus.
“Këmbë” mbi Kushtetutën vunë figurat e larta politike e publike, në mesin e tyre: presidentë, kryeministra, ministra, gjyqtarë e prokurorë, të cilët dështuan t’u binden përcaktimeve të saj.
Vallen e shkeljeve kushtetuese e nisi vetëm dy vjet pas miratimit të saj, atëkohë i pari i shtetit, ish-presidenti, Fatmir Sejdiu.
Më 24 shtator të 2010-ës, pas iniciativës së 31 deputetëve, Gjykata Kushtetuese nxori vendim përmes të cilit konstatonte që Sejdiu e ka shkelur Kushtetutën, duke mbajtur të ngrirë pozitën e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, gjersa ishte në postin e presidentit.
Kushtetuesja konkludoi se ai ka shkelur nenin 88 të aktit më të lartë juridik në vend, i cili përcaktonte qartë se pas zgjedhjes, presidenti nuk mund të ushtrojë asnjë funksion në parti politike.
E vetëm tri ditë pas këtij vendimi, të hënën e 27 shtatorit, Sejdiu dha dorëheqje nga pozita e presidentit të cilën e kishte ushtruar për 4 vjet.
Sejdiu nuk ishte presidenti i vetëm që e humbi këtë pozitë për shkak të shkeljes kushtetuese.
Detajet i gjeni në storien në vijim: