Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka pranuar 55 dhurata përgjatë vitit 2022.
E para e shtetit e kishte nisur vitin 2022 me një vizitë zyrtare në shtetin e Turqisë. Nga atje nuk kishte ardhur pa dhurata.
Nga Fabrika e dronve në Turqi ajo kishte pranuar një dron “Bayraktar” në miniaturë, derisa nga ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar, kishte marrë një vazo porcelain.
Më vonë gjatë marsit, nga Forcat Ajrore Turke, Presidentja kishte pranuar një aeroplan lufatark në miniaturë të vendosur në kornizë të drurit, shkruan Gazeta Insajderi.
Derisa nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdgoan, ajo kishte pranuar një set porcelani me filxhanë dhe album fotografik.
Nga shteti turk, Osmani-Sadriu kishte pranuar edhe një pllakë të qeramikës në kornizë të drurit, një pllakë më mbishkrim, veshje kombëtare në miniaturë, set të bizhuterive, një portret të Sami Frashrit etj, shkruan Gazeta Insajderi.
Presidentja e shtetit ka pranuar edhe një anije me vela në miniaturë nga Oda e Katarit, derisa nga Kryetari i Kuvendit konsultativ të Katarit, ajo ka pranuar një punim në miniaturë i pallatit mbretëror në kornizë të qelqit.
Osmani-Sadriu ka pranuar poashtu një pjatë e vazo porcelani, dekor në formë të gurit, lule të vendosura në kornizë, libra, piktura, topa të futbollit e gjëra të tjera shkruan Gazeta Insajderi.
Të gjitha këto dhurata zyrtare, pasi Presidentja ta përfundojë mandatin mbesin në institucionin e
Presidencës.