GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Nga Hashim Thaçi te komshinjtë / Për çka e për kë akuzohet se spiunoi Shabani te Serbia? (VIDEO)

20/03/2025
në Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Nga Hashim Thaçi te komshinjtë / Për çka e për kë akuzohet se spiunoi Shabani te Serbia? (VIDEO)
Share on FacebookShare on Twitter

Si vishen, si punojnë, cilat metoda dhe pajisje i përdorin spiunët?

Këto informacione i kërkoi në Google dhe i ruajti Bedri Shabani, në pajisjet të cilat i ka në duar Prokuroria Speciale e Kosovës.

60-vjeçari nga Firaja e Shtërpcës, i cili punoi si doganier në regjimin e Millosheviqit, po akuzohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës se bashkëpunoi me Shërbimin e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë, të njohur si BIA, deri në momentin e arrestimit, më 5 qershor të 2023-ës.

“James Bond”, si ia kishte lënë vetes nofkën Shabani, u deklarua i pafajshëm lidhur me akuzat për spiunazh, në seancën e 17 marsit, raporton Kiks Kosova.

Sipas aktakuzës 55 faqëshe, të cilën e ka siguruar Kiks Kosova, Bedri Shabani ka pasur komunikime dhe takime të vazhdueshme me Sërgjan Rosiqin, shefin e BIA-së për Pançevë, Serbi, dhe me Bogolub Janiçeviqin, ish-komandant rajonal i Policisë në regjionin e Ferizajt para luftës së fundit dhe udhëheqës i operacionit të masakrës së Reçakut.

Specialja po e akuzon Shabanin se ia ka dhënë zyrtarit të BIA-së serbe emrat e mbiemrat e mjekëve, kirurgëve, anesteziologëve të cilën kanë punuar në spitalin e improvizuar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Mollopolc të Shtimes, dhe ka kërkuar prej tij që këta emra dhe informacione t’ia dërgojë Prokurorisë Speciale në Hagë.

Në dosjen e Shabanit, thuhet se ai ka përpunuar fotografi dhe skica të cilat ia ka dërguar Rosiqit, duke tentuar të provonte se në këtë spital “mund të jenë bërë transplantime të organeve njerëzore”.

Në duart e Prokurorisë është edhe një skicë që 60-vjeçari akuzohet se e ka bërë si i arrestuar i UÇK-së, si dhe hierarkinë e kësaj ushtrie, ku kishte shkruar se është arrestuar në fillimgushtin e 99-ës nga UÇK-ja dhe se gjoja ishte dërguar në spitalin ushtarak në Mollopolc.

Prokuroria ia gjeti Bedri Shabanit 60 fotografi, të cilat përfshijnë skica e diagrame, duke përshkruar veprimet e eprorëve dhe pjesëtarëve të UÇK-së, mënyrën se si pretendon se është arrestuar dhe trajtimin që ka marrë gjatë ndalimit.

Përveç informacioneve me të cilat Shabani akuzohet se tentonte ta lidhte Spitalin e UÇK-së në Mollopolc me të ashtuquajturën “Shtëpinë e Verdhë” në Shqipëri dhe klinikën “Medicus” në Prishtinë, mbi Bedriun rëndon edhe akuza se ka nxjerrë materiale dhe informacione për objektet e përdorura nga UÇK-ja, pastaj rrugën e përdorur nga ushtarët e UÇK-së për dërgimin e të plagosurve gjatë luftës, përmes vizatimit të hartave dhe fotografive, të cilat ia kishte dërguar BIA-së serbe. /Klankosova.tv

Detajet i gjeni në kronikën e mëposhtme:

Tags: Bedri ShabaniBIAserbia
ShareTweetShare
Previous Post

Shtrenjtimi i rrymës në Kosovë, Gërxhaliu: Është çmenduri e kohës

Next Post

Aksidentohet rëndë një katërvjeçar në Burrel

Next Post
Aksidentohet rëndë një katërvjeçar në Burrel

Aksidentohet rëndë një katërvjeçar në Burrel

Lajmet e fundit

KEK-u detyrohet të ndalë njësinë A4 të “Kosovës A”

KEK-u detyrohet të ndalë njësinë A4 të “Kosovës A”

10/05/2025
Kadrijaj: Askush nuk mund t’i detyrojë deputetët të votojnë, bllokadën e Kuvendit po e bën Vetëvendosje

Kadrijaj: Askush nuk mund t’i detyrojë deputetët të votojnë, bllokadën e Kuvendit po e bën Vetëvendosje

10/05/2025
Katër motoristë ‘zhduken’ në Shtërpcë, fillon operacioni i kërkimit

Katër motoristë ‘zhduken’ në Shtërpcë, fillon operacioni i kërkimit

10/05/2025
Albin Kurti e rehaton vëllain e tij në KEK, merr pozitë në zyrën për shitje dhe blerje të rrymës

Albin Kurti e rehaton vëllain e tij në KEK, merr pozitë në zyrën për shitje dhe blerje të rrymës

10/05/2025
Ishin të kërkuar me urdhëresa të Gjykatës, arrestohen tre persona në Lipjan

Ishin të kërkuar me urdhëresa të Gjykatës, arrestohen tre persona në Lipjan

10/05/2025
Ky është zyrtari policor që dyshohet se dhunoi bashkëshorten në Gjilan – dërgohet në mbajtje

Ky është zyrtari policor që dyshohet se dhunoi bashkëshorten në Gjilan – dërgohet në mbajtje

10/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
KEK-u detyrohet të ndalë njësinë A4 të “Kosovës A”

KEK-u detyrohet të ndalë njësinë A4 të “Kosovës A”

10/05/2025
Kadrijaj: Askush nuk mund t’i detyrojë deputetët të votojnë, bllokadën e Kuvendit po e bën Vetëvendosje

Kadrijaj: Askush nuk mund t’i detyrojë deputetët të votojnë, bllokadën e Kuvendit po e bën Vetëvendosje

10/05/2025
Katër motoristë ‘zhduken’ në Shtërpcë, fillon operacioni i kërkimit

Katër motoristë ‘zhduken’ në Shtërpcë, fillon operacioni i kërkimit

10/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.