Kryeministri Albin Kurti dhe ministri Hekuran Murati, paraqitën masën e re të Pakos së Rimëkëmbjes, ku ndan 100 milionë euro.
Përveç punëtorëve nga sektori publik e privat, studentëve, rasteve sociale e pensionerëve bazik, Qeveria ndau nga 100 euro edhe për veteranët.
E këto 100 euro, do të jepen për mbi 60 mijë veteranë që janë zyrtarisht në lista, ani pse Kurti ditë më parë tha se janë vetëm rreth 20 mijë të tillë.
Kurti, ndër të tjera, përmendi edhe pastrimin e listave, e cila ide u kritikua ashpër nga disa opozitarë.