GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Nga 1 muaj paraburgim ndaj katër të arrestuarve për fajde

18/05/2023
në Kosovë, Kronika e zezë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Gjendet në gjendje të mirë shëndetësore personi që u raportua i zhdukur në Shtime
Share on FacebookShare on Twitter

Katër të arrestuarve për fajde ditën e djeshme, sot Gjykata e Ferizajt ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve secilit. Tre nga ta janë të akuzuar për kryerjen e veprës penale për fajde. Për prezencën theksuar të kësaj dukurie ngrisin shqetësim nga Prokuroria e Shtetit, kurse ish-hetues policor flasin për arsyet që detyrojnë qytetarët të marrin para me fajde.

Nga 30 ditë paraburgim do t’i mbajnë katër personat e arrestuar dje të cilët dyshohet për fajde dhe organizim të bixhozit të paligjshëm.

Ata dolën të enjten para Gjykatës Themelore në Ferizaj, e cila ua caktoi këtë masë të sigurisë.

“Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) të dyshuarve: B.M., A.H., B.K., A.M., e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve i`u është caktuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale”, thuhet në përgjigjen nga Gjykata Themelore e Ferizajt.

Aksion kundër fajdes nuk ishte bërë vetëm të mërkurën.

Në mars të këtij viti po Prokuroria Themelore në Ferizaj kishte nisur aksionin “Brezovica” ku kishin mbetur të arrestuar 12 persona, të gjithë të dyshuar se janë marrë me fajde.

E, kjo dukuri është shqetësuese sipas prokurorit të këtij rasti, Rasim Maloku.

“Ka marrë një hov të jashtëzakonshëm, dhe po ashtu për shkak të kamatave të larta të bankave. Bëhet një qarkullim financiar paralel me sistemin bankar, aq shumë bëhet qarkullim të mjeteve monetare përmes fajdeve, është e pabesueshme për një qytetar që nuk merret me këtë çështje në mënyrë profesionale”, ka thënë Maloku.

Ndërsa, ish-hetuesi policor, Murat Mehmeti ka folur për aryset që i bëjnë qytetarët të pranojnë para me fajde.

“Gjendja e dobët ekonomike, moszhvillimi ekonomik, kamatat e larta në bankat komerciale të rregullta, administrata pak e tepruar, lypin garancione prandaj shpeshherë njerëzit që gjenden në situata të këqija ekonomike qoftë si biznes apo si person fizik detyrohet që t’i merr parat në rrugë”, ka thënë Mehmeti.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë aksionit të së mërkurës janë sekuestruar dy vetura, tri armë zjarri, 147 fishekë, gjashtë aparate të lojërave të fatit, një DVR me video incizime, pesëmbëdhjetë telefona dhe nëntë shtëpiza kompjuteri.

Tags: Fajdegjykata e ferizajitkrimparaburgimte Arrestuar
ShareTweetShare
Previous Post

Policia kryen bastisje në Podujevë, gjen armë

Next Post

Kosova udhëheq në dy komisione të njërit prej forumeve më të mëdha të politikë të Evropës Juglindore

Lajmet e fundit

Lirohet Tefik Mustafa, mbahej në burgjet serbe që nga qershori i vitit të kaluar

Lirohet Tefik Mustafa, mbahej në burgjet serbe që nga qershori i vitit të kaluar

19/05/2025
57-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Fushë-Krujës në Shqipëri

57-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Fushë-Krujës në Shqipëri

19/05/2025
Arrestohet në Prishtinë shqiptari i shumëkërkuar nga Maqedonia Veriore

E trishtë: Konstatohet vdekja e foshnjës që u gjet pranë deponisë së mbeturinave në Matiqan

19/05/2025
Masa me detyrim të paraqitjes, bashkëshortja e Erion Veliajt shkon në SPAK

Masa me detyrim të paraqitjes, bashkëshortja e Erion Veliajt shkon në SPAK

19/05/2025
Kurti sërish refuzon t’u përgjigjet gazetarëve

Kurti sërish refuzon t’u përgjigjet gazetarëve

19/05/2025
Aksident trafiku në Banjë të Malishevës – E përfshirë vetura e FC Suharekës, lëndohet një vajzë

E trishtë në Prishtinë: Gjendet një foshnje e porsalindur brenda një qeseje të zezë pranë deponisë së mbeturinave

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Lirohet Tefik Mustafa, mbahej në burgjet serbe që nga qershori i vitit të kaluar

Lirohet Tefik Mustafa, mbahej në burgjet serbe që nga qershori i vitit të kaluar

19/05/2025
57-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Fushë-Krujës në Shqipëri

57-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Fushë-Krujës në Shqipëri

19/05/2025
Arrestohet në Prishtinë shqiptari i shumëkërkuar nga Maqedonia Veriore

E trishtë: Konstatohet vdekja e foshnjës që u gjet pranë deponisë së mbeturinave në Matiqan

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.