Profesori dhe analisti kosovar, Nexhmedin Spahiu, ka publikuar një fotografi të para 10 viteve kur Marko Gjuriq ishte musafir në zyrën e tij ku ishin të ekspozuar flamuri i Kosovës dhe fotografitë e shumë figurave të njohura kombëtare si Rexhep Mitrovica, Xhafer Deva, Mustafa Kruja, Ferat Draga e shumë të tjerë.
Spahiu ka thënë se Gjuriqi atë kohë nil e kishte në xhaketë flamurin serb, por kjo nuk e bëri të kundërshtojë që Spahiu të bënte foto në zyrën e tij me flamurin e Kosovës në xhaketë në vizitën e para disa ditësh.
“Tani që ma kërkojnë mua të shohim a do t’u kërkojnë edhe zyrtarëve shtetërorë që janë të obliguar ta mbajnë e që nuk e mbajnë as në Prishtinë e lëre më në Beograd.” – shkruan ndër të tjera Spahiu.
Postimi i plotë i tij:
Kur 10 vite më parë, ministri i jashtëm serb Djurić, ishte mysafir në zyren time, ku ishte i ekspozuar flamuri kombëtar i Kosovës, fotot e Rexhep Mitrovicës, Xhafer Devës, Mustafa Krujës, Ferat Dragës, Dervish Mitrovicës, Xhelal Mitrovicës, Mulla Iliaz Spahiut etj. nuk e kishte në xhaketë flamurin kombëtar serb të cilin ai e mbanë zakonisht. Sidoqoftë, ai nuk kundërshtoi që në zyrën e tij në Beograd të bënim foto me mua me flamur të Kosovës në xhaketë, por nuk ishte çështje e mirësjelljes reciproke, sa ishte të provoja një reagim të publikut kosovar I cili zakonisht nuk reagon për këto gjëra. Tani që ma kërkojnë mua të shohim a do t’u kërkojnë edhe zyrtarëve shtetërorë që janë të obliguar ta mbajnë e që nuk e mbajnë as në Prishtinë e lëre më në Beograd.
