GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Netanyahu: Mosmarrëveshjet me SHBA-të për dërgesat e armëve do të zgjidhen së shpejti

23/06/2024
në Botë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Netanyahu: Mosmarrëveshjet me SHBA-të për dërgesat e armëve do të zgjidhen së shpejti
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu njoftoi kabinetin e tij qeveritar se gjatë muajve të fundit ka patur një “rënie dramatike”, siç e cilësoi ai, të furnizimeve me armë nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa ushtria vijon operacionet në Gazë.

“Unë e vlerësoj shumë mbështetjen e Presidentit Biden dhe të administratës amerikane për Izraelin. Që nga fillimi i luftës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës na kanë ofruar një mbështetje shumë të rëndësishme me paisje mbrojtëse dhe armë të tjera. Por rreth 4 muaj më parë ka patur një rënie dramatike të furnizimeve me armë nga Shtetet e Bashkuara për Izraelin. Ne u jemi drejtuar miqve tanë amerikanë me një kërkesë për të përshpejtuar dërgesat, ne e bëmë atë me zyrtarë të lartë dhe zyrtarë të tjerë të rangut më të ulët. Më pëlqen të theksoj ne i bëmë kërkesat pas dyerve të mbyllura, por nuk morëm asgjë”, theksoi ai, ndërsa ekspertët thonë se kjo deklaratë tregon edhe njëherë tensionet mes dy aleatëve.

Presidenti amerikan Joe Biden ka vonuar dërgimin e disa bombave të rënda që nga maji pasi ka shqetësime se ato mund të përdoreshin në zona ku ka shumë civilë. Megjithatë zoti Netanyahu tha se “shpresonte dhe besonte që kjo çështje do të zgjidhej shumë shpejt”.

Javën e kaluar Shtëpia e Bardhë shprehu pakënaqësinë në lidhje kritikat e bëra nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu për dërgesat e armëve amerikane, duke i quajtur deklaratat e tij “irrituese”.

Deklarata e sotme e kryeministrit izraelit u bë ndërsa ministri izraelit i mbrojtjes, Yoav Gallant udhëtoi për në Uashington për takime me zyrtarë të lartë.

“Shtetet e Bashkuara janë aleati ynë më i rëndësishëm. Lidhjet tona janë të rëndësishme dhe ndoshta më të rëndësishme në ditët e sotme se kurrë më parë”, deklaroi zoti Gallat përpara nisjes, ndërsa nuk foli për çështjen e armëve.

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit filloi pasi grupi i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Bashkimi Evropian, bëri një sulm në jug të Izraelit më 7 tetor, duke vrarë 1200 persona dhe duke marrë peng 250 të tjerë, sipas zyrtarëve izraelitë.

Përgjigja ushtarake e Izraelit në Rripin e Gazës ka shkatërruar një pjesë të madhe të territorit, ka vrarë mbi 37598 persona dhe ka plagosur mbi 86,032 të tjerë, sipas ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, të drejtuar nga Hamasi dhe e cila nuk bën dallim mes civilëve dhe luftëtarëve.

Në një tjetër zhvillim, grupet e mbështetura nga Irani në Lindjen e Mesme thonë se mijëra luftëtarë të tyre janë gati të shkojnë në Liban për t’u bashkuar me grupin militant Hezbollah kundër Izraelit. Ekspertët kanë frikë se situata mund të përshkallëzohet në një luftë të plotë përgjatë kufirit verior të Izraelit me Libanin, ndërsa ka pasur shkëmbime të sulmeve përditshme që kur nisi lufta në Gazë.

Situata në veri u përkeqësua këtë muaj pasi një sulm ajror izraelit vrau një komandant të lartë ushtarak të Hezbollahut në Libanin jugor. Hezbollahu u kundërpërgjigj duke gjuajtur qindra raketa dhe dronë shpërthyes në veri të Izraelit.

Zyrtarët izraelitë kanë kërcënuar se do të ndërmarrin një ofensivë ushtarake ndaj Libanit nëse tërheqja e luftëtarëve të Hezbollahut nga kufiri nuk mund të arrihet përmes negociatave.

Tags: Benjamin NetanyahugazaIsraelpalestinezetShtetet e Bashkuara te Amerikes
ShareTweetShare
Previous Post

“Është si të kthehesh pas në kohë” – The Guardian vjen me reportazh për Shqipërinë

Next Post

UEFA dënon FSHF-në me 47,500 euro për incidentet në ndeshjen me Kroacinë

Next Post
UEFA dënon FSHF-në me 47,500 euro për incidentet në ndeshjen me Kroacinë

UEFA dënon FSHF-në me 47,500 euro për incidentet në ndeshjen me Kroacinë

Lajmet e fundit

Dështon tentimi i 18-të për konstituimin e Kuvendit

Dështon tentimi i 18-të për konstituimin e Kuvendit

19/05/2025
Nis seanca e 18-të për konstituim të Kuvendit

Nis seanca e 18-të për konstituim të Kuvendit

19/05/2025
Behrami e quan frikacak Kurtin: Nëse keni dyshu deri më sot, tashmë e keni të qartë

Behrami e quan frikacak Kurtin: Nëse keni dyshu deri më sot, tashmë e keni të qartë

19/05/2025
Daut Hardinaj: Kurti sot të reflektoj, jemi të gatshëm me votu për Shqipe Selimin dhe Saranda Bogujevcin

Daut Hardinaj: Kurti sot të reflektoj, jemi të gatshëm me votu për Shqipe Selimin dhe Saranda Bogujevcin

19/05/2025
Peci thotë se është në dorën e opozitës që të ketë ndonjë risi në Kuvend

Peci thotë se është në dorën e opozitës që të ketë ndonjë risi në Kuvend

19/05/2025
Incident me armë në Drenas, policia konfiskon 25 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm

Incident me armë në Drenas, policia konfiskon 25 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Dështon tentimi i 18-të për konstituimin e Kuvendit

Dështon tentimi i 18-të për konstituimin e Kuvendit

19/05/2025
Nis seanca e 18-të për konstituim të Kuvendit

Nis seanca e 18-të për konstituim të Kuvendit

19/05/2025
Behrami e quan frikacak Kurtin: Nëse keni dyshu deri më sot, tashmë e keni të qartë

Behrami e quan frikacak Kurtin: Nëse keni dyshu deri më sot, tashmë e keni të qartë

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.