Të shtunën e 3 prillit do të shënohet përpjekja e dhjetë për të konstituuar Kuvendin e Kosovës.
Në nëntë seancat e kaluara një qëllim i tillë dështoi.
Pas këmbënguljes së Lëvizjes Vetëvendosje që Albulena Haxhiun ta propozojnë si kryetare Kuvendi, ani pse votat nuk po i merr, votimi u ndërrua në seancën e nëntë.
Kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari propozoi që votimi të bëhej në mënyrë të fshehtë, njofton Klankosova.tv.
E kjo po që ngjalli reagime të ashpra tek deputetët e institucionit legjislativ.
Ishin përfaqësuesit e PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Listës Serbe, që kundërshtuan një propozim të këtij lloji.
E nga VV-ja thanë se janë pikërisht të lartpërmendurit që po bllokojnë procesin e konstituimit të Parlamentit.
Nesër, nga ora 10:00 nis edhe tentativa e dhjetë për të krijuar Kuvendin, megjithëse me zhvillimet e fundit e që po përsëriten, ngërçi politik do të vazhdojë.