GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Nesër pritet miratohet rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë

22/05/2024
në Ballina, Drejtësi, Lajme, Rajoni
Koha e leximit:2 mins read
Nesër pritet miratohet rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë
Share on FacebookShare on Twitter

Nesër OKB do të votojë për miratimin e një rezolute përmes së cilës 11 korriku do të shpallet ditë për të përkujtuar gjenocidin në Srebrenicë të Bosnjes.

Teksti përfundimtar i rezolutës dënon mohimin e gjenocidit, një gjë që vazhdimisht bëhet nga zyrtarët serbë si në Bosnje ashtu edhe në Serbi.

Të mbijetuarat e gjenocidit thonë se plagët e vuajtjeve vazhdojnë të mbeten të hapura nga mohimi i vazhdueshëm i krimit më të madh që ka ndodhur në Evropë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

Kada Hotiç e pa për herë të fundit djalin, burrin dhe vëllain e saj më 11 korrik të vitit 1995. Atë ditë forcat serbe të Bosnjës thyen “zonën e sigurisë” që ishte krijuar nga Kombet e Bashkuara përreth qytetit të Srebrenicës. Futja e forcave serbe në qytet detyroi mijëra boshnjakë të iknin.

Predhat shpërthenin përreth, ndërsa zonja Hotiç dhe familja e saj vraponin drejt një baze të OKB-së, duke kaluar pranë trupave të copëtuar gjatë rrugës. Ajo u nda nga djali i saj 29-vjeçar, Samiri, kur paqeruajtësit e OKB-së iu thanë mijëra burrave dhe djemve të rinj të shkonin në një nga pyjet aty pranë.

Komandanti i forcave serbe të Bosnjes, Ratko Mlladiq, para kamerave, me qetësi iu fliste boshnjakëve duke iu thënë se nëse nuk donin, nuk kishin pse të iknin, ashtu siç ju sugjeronin forcat e OKB-së.

“Ju lutemi, keni durim. Kushdo që dëshiron të qëndrojë, mund të qëndrojë. Kushdo që dëshiron të largohet nga ky territor, ne kemi siguruar autobusë dhe kamionë të mjaftueshëm për ju”, iu tha me qetësi komandanti i forcave serbe të Bosnjes banorëve të Srebrenicës.

Në ditët në vijim, boshnjakët do të bëheshin viktima të masakrës më të përgjakshme të luftës së Bosnjës, ku forcat serbe vranë rreth 8000 burra dhe djem.

Kujtimet e zonjës Hotiç u rishfaqën këtë javë ndërsa Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara diskuton rreth një plani për të votuar një rezolutë e cila kërkon që 11 korriku të shpallet ditë ndërkombëtare e përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë.

“Kemi luftuar nga viti 1996 që e vërteta të bëhet publike, që kriminelët të ndëshkohen, po kërkojmë për të zhdukurit, të gjejmë dhe t’i varrosim me dinjitet. Dua që bota ta dijë të vërtetën, ta gjykojë dhe ta kujtojë, që kjo e keqe të mos përsëritet kurrë më”, thotë zonja Hotiç.

Projekt-Rezoluta e OKB-së, e iniciuar nga Gjermania, Ruanda dhe Bosnja dhe e sponsorizuar nga Shtetet e Bashkuara, dënon mohimin e gjenocidit. Votimi do të mbahet të enjten.

Tags: masakraokbSrebrenices
ShareTweetShare
Previous Post

Sot 25 vjet nga masakra e 22 majit në Vushtrri

Next Post

Kemi kërkuar shpërndarjen e Kuvendit por kundër janë LDK dhe AAK

Next Post
Kemi kërkuar shpërndarjen e Kuvendit por kundër janë LDK dhe AAK

Kemi kërkuar shpërndarjen e Kuvendit por kundër janë LDK dhe AAK

Lajmet e fundit

Një shqiptar nga Mali i Zi i shpëton jetën një të aksidentuari rëndë në rrugën e Kombit

Një shqiptar nga Mali i Zi i shpëton jetën një të aksidentuari rëndë në rrugën e Kombit

18/05/2025
Vdes papritur një grua në QKUK – familjarët kërkojnë obduksion

Vdes gruaja që u aksidentua mbi një muaj më parë në Kllokot

18/05/2025
“Seancat të mbahen një herë në javë”, “Shkelje e Rregullores”, krejt çka ndodhi dje në Kuvend

“Seancat të mbahen një herë në javë”, “Shkelje e Rregullores”, krejt çka ndodhi dje në Kuvend

18/05/2025
Ekspertët zbulojnë: Kjo është pozita më e mirë për të fjetur nëse keni dhimbje shpine

Ekspertët zbulojnë: Kjo është pozita më e mirë për të fjetur nëse keni dhimbje shpine

18/05/2025
Horoskopi për ditën e sotme

Horoskopi për ditën e sotme

18/05/2025
Mot i vranët e me intervale me diell

Sot mot më i ngrohtë në Kosovë

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Një shqiptar nga Mali i Zi i shpëton jetën një të aksidentuari rëndë në rrugën e Kombit

Një shqiptar nga Mali i Zi i shpëton jetën një të aksidentuari rëndë në rrugën e Kombit

18/05/2025
Vdes papritur një grua në QKUK – familjarët kërkojnë obduksion

Vdes gruaja që u aksidentua mbi një muaj më parë në Kllokot

18/05/2025
“Seancat të mbahen një herë në javë”, “Shkelje e Rregullores”, krejt çka ndodhi dje në Kuvend

“Seancat të mbahen një herë në javë”, “Shkelje e Rregullores”, krejt çka ndodhi dje në Kuvend

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.