Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet nesër për të vazhduar seancën e lënë në gjysmë me 5 maj.
Sipas njoftimit të zyrës për medie të Kuvendit të Kosovës, seanca do të nis nga ora 11:00, shkruan arbresh.info.
Në këtë seancë plenare pritet të diskutohen nëntë pika të rendit të ditës, njëra ndër to do jetë edhe debati parlamentar për punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës në vitin e parë të mandatit të saj./arbresh.info
Njoftimi i plotë:
Lënda: Njoftim
Data: 13 maj 2022
Dita: E premte
· Vazhdimi i Seancës plenare
· Vendi: Kuvendi i Kosovës
· Koha: 11:00
Rendi i ditës
III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 5 maj 2022:
4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore,
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022,
7. Emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës,
8. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar,
9. Debat parlamentar për punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës në vitin e parë të mandatit të saj.