Nesër me datë 17.05.2022 (e martë), për shkak të punimeve në rrugë, duke filluar nga ora 07:00 e deri në përfundim të punimeve në implementimin e projektit ‘’Rikonstruktimi i rrugës Ahmet Kaçiku”, projekt i komunës së Ferizajt, do të bëhet mbyllja e përkohshme e njërit shirit të komunikacionit, konkretisht segmenti, prej kryqëzimit me rrugën “Emin Duraku” e deri te kryqëzimi me rreth rrotullimin, te stacioni policor në Ferizaj.
Komunikacioni në këtë pjesë do të zhvillohet në një drejtim, njofton policia, transmeton Express.
“Veç, shenjave paralajmëruese për orientim të shoferëve, që do të vendosen nga punëkryesi, Policia Rajonale e Ferizajt, me fillim të zhvillimit të punëve ndërtimore, do të kujdeset për mbarëvajtjen dhe sigurinë në komunikacionin rrugor. Apelojmë te qytetarët, shoferët a automjeteve, që të shfrytëzojnë rrugët alternative deri në përfundimin e punimeve në rrugën “Ahmet Kaçiku’’ në Ferizaj”, njofton policia.