Nesër do të mbahet Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës.
Seanca do të mbahet nga ora 11:30, në Kuvendin e Kosovës.
Në rend të ditës është çështja rreth masave urgjente të Qeverisë së Republikës së
Kosovës në raport me situatën e krijuar në vend, ku do të marr pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.
”Interpelancë me kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti për çështjen: Masat urgjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës në raport mesituatën e krijuar në vend”, shkruhet në komunikatë.