Kuvendi i Kosovës do të mbajë të hënën mbledhje nga ora 11:00, ku në rendin e ditës do të jetë edhe caktimi i datës së seancës së re plenare.
Ky është rendi i ditës:
I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 22, 23, 24 shkurt dhe 16 mars 2022:
14. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për vetëqeverisjen lokale,
21. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për tokën bujqësore,
22. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kimikate,
23. Votimi në parim i Projektligjit për Ushqim,
24. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura,
III. Pika e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 24, 25 shkurt dhe 16 mars 2022:
11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.
IV. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 15 mars 2022:
1. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me rritjen e çmimeve.
V. Përgatitjet për seancën plenare të re të radhës:
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës,
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurën përmbarimore i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 05/L-118,
5. Zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga radha e komunitetit serb,
6. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarura të Mediave nga radhët e komunitetit shqiptar.
VI. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave