Nesër në ora 10:00 do të mblidhet Qeveria e Kosovës.
Demokracia.com ka siguruar rendin e ditës së mbledhjes së 109 të Qeverisë.
Në këtë mbledhje do të shqyrtohen 20 pika të rendit të ditës.
Sipas rendit të ditës që e ka siguruar Demokracia.com , në këtë mbledhje do të shqyrtohet Projektligji për Pagat në Sektorin Publik, si dhe Projektligji për Zyrtarët Publik.
Po ashtu do të bëhet shqyrtimi I Projektligjit për Ratifikim e Marrëveshjes së Kredisë për Programin e Financave Publike dhe Rritjes Ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC, për Zhvillim Ndërkombëtar (MFPT).