Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është miratuar Projektligji për themelimin e Byrosë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Kjo byro, siç ka treguar zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, do të jetë institucion i pavarur, i cili do të themelohet e do t’i raportojë Kuvendit të Kosovës. Kuvendi do ta zgjedhë edhe drejtorin e byrosë, me shumicë të thjeshtë votash.
Rregullimi i brendshëm i kësaj byroje që do t’ua verifikojë pasurinë personave zyrtarë, familjarëve të tyre,
Njëkohësisht, siç ka bërë të ditur Sallahu, verifikimi i pasurisë ka fuqi retroaktive, çka do të thotë se pasuria e zyrtarëve mund të hetohet nga 17 shkurti i 2008-ës, si dhe deri në 10 vjet mbrapa kohës që një zyrtar ka lënë postin e tij, gjithnjë duke i paraqitur faktet se duhet të konfiskohet pasuria që nuk është arsyetuar dot pranë gjykatës.
Shuma e pasurisë, e cila bën që zyrtarët publikë të kenë punë me këtë byro është 25 mijë euro e sipër dhe hetimet mbi pasurinë vlejnë vetëm për ata që kanë nënshtetësi kosovare, e do të bashkëpunohet edhe me ndërkombëtarët, nëse ka dyshime se pasuria ruhet jashtë Kosovës.
Pasuria e zyrtarëve që nuk arsyetohet si u fitua do t’i kthehet shtetit dhe për këtë Ministria e Drejtësisë po përgatit një koncept-dokument të ri për të krijuar një lloj FONDI KONFISKIMI, e do të vendoset edhe ku do të destinohen
personave të ekspozuar politikisht dhe palëve të treta, do të dihet më vonë, pasi ligji të hyjë në fuqi.