Policia e Kosovës është duke kërkuar ndihmë për kapjen e një personi për veprën penale “vjedhje”.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se policia kërkon informacione edhe për identifikimin e të dyshuarit të fjalë, transmeton Gazeta Papirus.
“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi”.
“Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën vjedhje”, thuhet në njoftim.
Policia kërkon që kushdo që ka informacione të kontaktojë policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com.