Stacioni Policor në Novobërdë, bazuar në ligjin për publikimin e imazheve-fotografive dhe shënimeve të tjera të personit të kërkuar në bazë te Autorizimit të Prokurorisë Themelore në Gjilan me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të dyshuarit lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetaret dhe me mediat.
Policia thotë se personi në foton e bashkangjitur është i dyshuar për përfshirje në veprën penale ,,Arratisje e personi të privuar nga liria’’ në Gjilan dhe i njëjti deri më tani nuk është arritur të identifikohet.
“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Novobërdë kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetit apo vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001”, thuhet në njoftimin e policisë.
Njoftimi i plotë: