Lideri i PDK-së Memli Krasniqi në seancën e Kuvendit ku po zhvillohet debati për gjendjen në veri të vendit, tha se kryeministri Albin Kurti po sillet karshi situatës së tensionuar në veri, si një gazetar mediokër.
“S’po muj me besu çka po dëgjoj prej tij. Në kohen kur Kosova gjendet në situatën me të rrezikshme, në vend që me u sill si kryeministër, ti sillesh si gazetar mediokër. Del këtu na tregon histori dhe nuk dijte një fjalë me tregu se çfarë don me arrit me këto veprime, që nuk i ke të koordinuara me askënd hiq, por në krye në veti. Ty ndoshta të duket mirë me dal me thanë mos i besoni mediave, por veç komunikatave të Xhelal Sveçlës.”, tha ai.
Ndërsa tha se kryetarin e Leposaviqit Lulzim Hetemin, në objektin e komunës, e ka mshel si Oso Kukën.
“E ke mshel një kryetar në veri, si Oso Kuken, i shkreti s’di as a ka me hangër a me kand është tu punu ai”, tha Krasniqi..