Pas dy-tri dekadave në udhëheqje të LDK-së në Podujevë, më Agim Veliu më s’është pjesë e udhëheqjes të kësaj dege. Kjo pasi Ekrem Hyseni u votua për kryetar të kësaj dege dhe atë me shumicë dërrmuese.
Një gjë e tillë, me shumë gjasë duket ta ketë nervozuar Veliun, që dikur ishte kryetar i Podujevës. Express raporton se Veliu ka hedhur akuza ndaj Hysenit dhe kryesisë së LDK-së. Madje zgjedhjet e brendshme në degën e LDK-së në Podujevë, të cilat i fitoi Hyseni, Veliu raportohet t’i ketë cilësuar si “zgjedhje kundër statutit dhe rregullave të LDK”.
LDK / Në Llap fillon një etapë e re për LDK-në, pa Agim Veliun
Ndërsa Paparaci raporton se Veliu ka hedhur ujë në drejtim të kryetarit të Obiliqit, Xhafer Gashit, pasi ky i fundit ishte coordinator për procesin zgjedhor në Podujevë. Në një prononcim për TV Llapin, Xhaferi ka dhënë versionin e tij.
“Revolta e tij ndoshta e ka nxitur. Unë e kuptoj një gjë të tillë. Ndoshta pak e pa që jam i zhegitur dhe me freskoj me ujë” – deklaroi ai, transmeton Paparaci.
Ndryshe, Veliu ka një kohë të gjatë që është anashkaluar nga ana e LDK-së, të cilën parti tash e udhëheq Lumir Abdixhiku. Për shkak të distancimit të LDK-së së Abdixhikut nga Veliu, ky i fundit nuk ka ngurruar të kritikojë në disa rastin shefin e LDK-së.