GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Nënshkruhen marrëveshjet me vlerë 1.2 milionë euro për mbështetjen e 19 kuzhinave popullore

13/02/2023
në Ballina, Ekonomi, Ekskluzive, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Në vazhdën e angazhimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës për ngritjen e mirëqenies sociale në vend, Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve për të tretën herë radhazi po mbështet financiarisht organizatat joqeveritare që ofrojnë shërbime të kuzhinave popullore.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të masës 3.4 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike dhe parasheh mbështetjen e 19 organizatave humanitare me 1.2 milionë euro, të cilat do të ofrojnë shujta falas për familjet më në nevojë.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjeve, kryeministri Kurti tha se “kuzhinat popullore, përveç se ofrojnë shujta për ata më në nevojë, janë gjithashtu simbol i humanizmit tonë të përbashkët dhe dëshmi e fuqisë së komunitetit për të ndikuar pozitivisht në jetën e atyre, të cilët kanë më së shumti nevojë”.

Ministri Murati në anën tjetër vlerësoi lartë bashkëpunimin e deritanishëm me organizatat humanitare, duke thënë se “masa 3.4 fillimisht është pilotuar për të parë nëse organizatat humanitare kanë nevojë për mbështetje nga shteti, dhe si rezultat i bashkëpunimit të suksesshëm që kemi pasur deri më tani, jemi të lumtur që edhe këtë vit po vazhdojmë që përmes jush të zgjasim dorën e shtetit te familjet që kanë më shumë nevojë”.

Deri më tani, organizatat përfituese nga ky lloj i mbështetjes kanë ofruar mbi 300 mijë shujta ushqimore, ndërkaq në pranverë të vitit të kaluar, në kuadër të po të njëjtës masë, Ministria e Financave, përmes 39 organizatave joqeveritare partnere, financoi blerjen e afro 35 mijë pakove ushqimore, të cilat, organizatat i shpërndanë te familjet më në nevojë në të gjitha komunat e vendit tonë.

Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e politikave që kanë për synim mbështetjen e familjes, ngritjen e mirëqenies dhe qasjen më të lehtë në shërbime sociale për të gjithë qytetarët.

Tags: MarreveshjeQEVERIA E KOSOVES
ShareTweetShare
Previous Post

Tmerrohet familja Hyseni në Ferizaj: Gruaja zgjohet nga gjumi dhe ‘zatet’ hajnat në shtëpi, ua thërret Policinë

Next Post

Haradinaj: Kjo është ndarja me Serbinë, gabojnë ata që mendojnë se do të ketë tjetër marrëveshje

Lajmet e fundit

Osmani në SHBA flet për integrimin euroatlantik të Kosovës

Osmani në SHBA flet për integrimin euroatlantik të Kosovës

25/05/2025
Fifi pas “paragjykimeve” për projektin me Eglin: Jam duke punuar që ta sjellë në skenë siç e meriton

Fifi pas “paragjykimeve” për projektin me Eglin: Jam duke punuar që ta sjellë në skenë siç e meriton

25/05/2025
Kallas me Këshillin Gjyqësor të Kosovës bisedoi për prokurorët dhe gjyqtarët serbë të dorëhequr

Kallas me Këshillin Gjyqësor të Kosovës bisedoi për prokurorët dhe gjyqtarët serbë të dorëhequr

25/05/2025
Itali: Shqiptari aksidentohet për vdekje derisa tentoi t’i ikte policisë me 25 kg kokainë

Itali: Shqiptari aksidentohet për vdekje derisa tentoi t’i ikte policisë me 25 kg kokainë

25/05/2025
Don Xhoni i nënshtrohet një intervenimi, shihet i shtrirë në spital

Don Xhoni sqaron rastin me armën e gjetur në veturë – “Nuk ka qenë e imja, gjithçka u sqarua në Polici”

25/05/2025
Detaje nga aksidenti tragjik në Gjermani, viktimat po ktheheshin nga një festë familjare

Detaje nga aksidenti tragjik në Gjermani, viktimat po ktheheshin nga një festë familjare

25/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Osmani në SHBA flet për integrimin euroatlantik të Kosovës

Osmani në SHBA flet për integrimin euroatlantik të Kosovës

25/05/2025
Fifi pas “paragjykimeve” për projektin me Eglin: Jam duke punuar që ta sjellë në skenë siç e meriton

Fifi pas “paragjykimeve” për projektin me Eglin: Jam duke punuar që ta sjellë në skenë siç e meriton

25/05/2025
Kallas me Këshillin Gjyqësor të Kosovës bisedoi për prokurorët dhe gjyqtarët serbë të dorëhequr

Kallas me Këshillin Gjyqësor të Kosovës bisedoi për prokurorët dhe gjyqtarët serbë të dorëhequr

25/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.