Reshjet e borës kanë bllokuar disa rrugë të vendit gjatë javës së fundit.
Situata e njëjtë e ka përcjellur edhe Komunën e Mitrovicës me fshatrat përreth, shkruan lajmi.net.
Pas reshjeve të mbrëmshme të borës, kompanitë e kontraktuara nga Komuna e Mitrovicës kanë dalë në terren për të pastruar rrugët në mënyrë që të jenë të qarkullueshme.
E duke inspektuar punët e kompanive të kontraktuara, si duket ka qenë edhe nënkryetari i Mitrovicës, Arian Tahiri.
Në një postim që e ka bërë në rrjete sociale, Tahiri shihet duke qarkulluar me automjet gati në mesnatë.
Në foton e publikuar, shihet se rruga kryesore në Shalë të Bajgorës është pastruar dhe e hapur për qarkullim.