Nëna e ish-presidentit Hashim Thaçi ka disa ditë që është me gjendje të rëndë shëndetësore.
Ajo, siç është mësuar jozyrtarisht në QKUK, ka 4-5 ditë është duke u trajtuar intenzivisht në QKUK, pasi që i është rënduar jashtëzakonisht shumë gjendja shëndetësore.
E kontaktuar për të marrë informacione rreth shëndetit të nënës së ish-presidentit Thaçi, familja e tij kanë kërkuar mirëkuptim, pasi që nuk kishin gatishmëri të jepnin detaje rreth gjendjes së saj shëndetësore.
Nuk dihet nëse ish-presidenti Thaçi do të vijë në Kosovë për ta vizituar nënën e tij, pas përkeqësimit të gjendjes së saj.
Thaçi së bashku me Veselin, Selimin dhe Krasniqin tashmë janë përballur edhe me dëshmitarin e katërt të prokurorisë në Hagë. Ata po mbahen në paraburgim që nga 5 nëntori i vitit 2020./Demokracia