Policia e Kosovës ka hapur një rast “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës” në Pejë.
Sipas bashkëshortit të të dyshuarës, e njëjta e ka lënë foshnjën në ballkon dhe pa lajmëruar askënd ishte larguar.
Njoftimi i plotë i policisë:
KEQTRAJTIM APO BRAKTISJE E FËMIJËS /Pejë, 22.05.2022 – 17:45. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se bashkëshortja e tij kishte lënë foshnjën në ballkon dhe pa lajmëruar askënd ishte larguar. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit së bashku me foshnjën është liruar dhe ka shkuar ne shtëpinë prindërve deri sa të dalin para gjykatës