Tifozët e Real Madridit janë të shkatërruar dhe të frustruar që Kylian Mbappe ka vendosur të rinovojë kontratën e tij me Paris Saint-Germain, por nëna e sulmuesit ka zbuluar se nuk ka pasur kurrë një marrëveshje për t’u nisur në Estadio Santiago Bernabeu.
Disa gazetarë kanë vendosur të sulmojnë Mbappen, si Frederic Hermel.
“Në futboll ka nga ata që e mbajnë fjalën. Dhe pastaj është Mbappe …”, shkroi Hermel në Twitter.
Kjo solli një përgjigje nga nëna e Mbappes, Fayza Lamari .
“Zoti Hermel. Kur nuk e dini, mbajeni gojën mbyllur… nuk u arrit asnjë marrëveshje”, u përgjigj ajo.
Vlen të përmendet se ishte nëna e Mbappes ajo që pati negociata me Real Madridin dhe PSG-në, por ajo që Los Blancos kuptuan se ishte një ‘po’ në fund nuk ishte kështu, pasi lojtari vendosi të pranonte propozimin e parisienëve.