UEFA e ka zyrtarizuar tashmë vendin se ku do të luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë. Sipas njoftimit në faqen zyrtare të UEFA-s, stadiumi “Arena Kombëtare” do të jetë pritësja e sfidës.
Kjo ndeshje i përket Grupit K për kualifikueset e Kampionatit Botëror dhe do të zhvillohet më 7 qershor, me fillim në orën 20:45. Ndeshja pritet të luhet nën masa të rrepta sigurie.
Pas dy ndeshjeve të zhvilluara deri tani, kuqezinjtë kanë grumbulluar tre pikë dhe aktualisht janë në vendin e dytë me tre pikë. Atmosfera pritet të jetë elektrizuese, ndërsa përballja mes dy përfaqësueseve tërheq vëmendje të madhe për shkak të historikut mes tyre.