Të mërkurën mbrëma 17-vjeçari A.Q nga Vitia u kidnapua në afërsi të shtëpisë së tij dhe u dërgua në Prishtinë.
I mituri thotë se u rrëmbye nga dy persona, ku njëri nga ta ishte shoku i tij virtual më të cilin njihet përmes rrjeteve sociale ku ky i fundit i kishte premtuar një dhuratë viktimës.
Viktima tregon se nuk u maltretua fizikisht ani se u mbajt i mbyllur për disa orë, dhe se për lirimin e tij të dyshuarit kërkuan 1 mijë euro.
E deri në epilogun e kësaj ngjarje ankthi i prindërve të 17-vjeçarit ishte i madh. Babai i të miturit ka një apel për të rinjtë që të kenë kujdes se më kë flasin në rrjetet sociale.
Edhe policia këtë rast e ka raportuar si rrëmbim, derisa ka arrestuar dy të dyshuar të cilët janë dërguar në mbajtje.
https://youtu.be/XPzdI66UEbk