Deputeti i LVV-së, Eman Rrahmani, me postimin e fundit në Facebook duket se ka thumbuar të parin e Qeverisë për intervistën që ka realizuar sot.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ishte i ftuar në emisionin ‘Debat Plus’ ka folur për dy vitet e qeverisjes dhe Asociacionin.
Por, paraqitja e Kurti siç shihet nuk i ka pëlqyer Rrahmanit sepse ai ka ‘thumbuar ‘goditur’ me një status.
Rrahmani që shpeshherë ka shprehur pakënaqësinë për Qeverinë, deklaratat i cilësoi si gënjeshtra duke përdorur një thënie nga Alija Izetbegoviç.
“Unë besoj se popullit, në vend të rrenave të hijshme, duhet t’ia tregojmë të vërtetën, pavarësisht sa e shëmtuar të jetë ajo. E çfarë mund të bëjmë, fati nuk ka qenë i mirë me ne; por, me ndihmën e Zotit, ne do të kemi sukses“, shkroi ai.