Radiotelevizioni i Serbisë, ka raportuar se një armë automatike është gjetur në një arkivol në varrezat e shqiptarëve në Bujanoc gjatë bastisjes nga policia.
Sipas këtij mediumi, bastisja është kryer nga pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme në koordinim me policinë e Vranjës.
Në bastisje kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të bashkësisë fetare islame në Bujanoc, transmeton Gazeta Express.
Me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike në Vranjë, Departamenti në Bujanoc, automatiku do të dërgohet për ekspertizë, pas së cilës prokuroria do të vendosë për kualifikimin e veprës.