Komuna e Skënderajt ka njoftuar se Drejtoria e Inspekcionit ka shqiptuar gjobë prej 400 eurosh ndaj tetë furrave të bukës me arsyetimin se ato nuk kanë përmbushur një varg kriterësh sa i përket veprimtarisë që zhvillojnë.
“Pronarët e subjekteve nuk kanë qenë në gjendje të paraqesin para inspektorëve pëlqimin e plotësimit të kushteve minimale teknike, nuk kanë vendos deklaracion, nuk kanë vendos peshën e bukës, si dhe kanë dështuar të ndërmarrin disa veprime të tjera”, është thënë në njoftimin e Komunës.
Sipas njoftimit kjo gjë ka ndodhur në kuadër të aktiviteteve të përditshme të mbikëqyrjes së tregut dhe mbrojtjes së konsumatorit.