Në qytetin e Zveqanit janë përleshur mes vete dy serbë.
Njëri nga ta ka marrë lëndime trupore si pasojë goditjeve me thikë nga i dyshuari tjetër,
Lëndime ka marrë edhe i dyshuari.
Ata të dy janë dërguar pranë institucioneve shëndetësore për të pranuar tretman mjeksorë.
Prokurori i rastit e ka dërguar në mbajtje të dyshuarin.
Zveçan 10.06.2023 – 16:30. “Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull serb pasi i njëjti është sulmuar fizikisht, therur me thikë nga një i dyshuar mashkull serb. Gjatë përleshjes lëndime trupore ka pësuar edhe i dyshuari. Viktima dhe i dyshuari janë dërguar në tretman mjekësorë dhe të njëjtit sipas raportit mjekësorë janë jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e PK