Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese.
Një rast i tillë është raportuar të ketë ndodhur së fundmi në një familje në Prishtinë, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Në atë se çfarë raportohet, 29-vjeçarja ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka deklaruar se bashkëshorti i saj e ka sulmuar fizikisht, duke e goditur me grushte, pas një konflikti verbal.
Për pasojë, viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa më pas ka rrëfyer të gjitha detajet e ngjarjes.
Njësitë policore janë vënë në lëvizje dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme që ndihmojnë në lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit, i cili me të kryer veprën është arratisur.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’.