Në prag të takimit konsultativ për çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, i organizuar nga ambasada amerikane në Prishtinë, është publikuar një status skandaloz i shkruar nga kryediplomatja, Donika Gërvalla-Schwarz, në marsin e vitit 2020,
Gërvalla në atë kohë kishte shkruar për një barsoletë e cila gjoja tregohej nga një punonjës i ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Një barcaletë, e treguar nga një punonjës i Ambasadës Amerikane: “Pse është Amerika shteti më demokratik në botë? Sepse nuk ka Ambasadë Amerikane”, shkruante Gërvalla.
/GazetaSinjali/