Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka vizituar “NPL Prishtina Parking”, ku bashkë me kryeshefin ekzekutiv, Sokol Havolli diskutuan për reformimin e kësaj ndërmarrjeje.
Rama njofton se janë në prag të finalizimit të rregullores së re dhe gjatë ditëve në vijim bashkë do të zhvillojnë një plan të përbashkët të punës.
“Sot vizituam NPL Prishtina Parking.
Bashkë me Kryeshefin Ekzekutiv, Sokol Havolli, diskutuam për reformimin e kësaj ndërmarrjeje konform nevojave të qytetarëve të Prishtinës, duke mundësuar kështu ofrimin e shërbimeve cilësore, hapësirat e mjaftueshme për parkim dhe mirëmbajtjen e hapësirave të lagjeve përkatëse.
Jemi në prag të finalizimit të rregullores së re dhe gjatë ditëve në vijim bashkë do të zhvillojmë një plan të përbashkët të punës në raport me zonat e reja në të cilat do të ketë shtrirje Prishtina Parking”, ka shkruar ai.