Nga data 1 nëntor, Policia e Kosovës do të nisë t’u japë masa të qortimit personave që vozisin automjete me targa ilegale.
Gazetarja Rina Mujku në një lidhje direkte nga Jarinja në Speciale të Klan Kosovës, ka treguar se atje është duke mbizotëruar një situatë e qetë dhe normale.
“Rruga anësore – jo ajo zyrtare që njihet edhe si rrugë ilegale ka qenë krejtësisht e qetë”.
“Përveç ekipit të Klan Kosovës, nuk ka pasur asnjë makinë tjetër. Pra është një situatë krejt e qetë”.
“Kemi pasur makina të shtuara të KFOR-it amerikan. Sonte kemi parë që kanë qenë disa vetura të KFOR-it”.