Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez duket se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Kështu shkruan media portugeze “Gente”. Léo Caeiro, miku i Dolores Aveiro (nëna e Ronaldos), thotë se ylli dhe modelja “nuk janë më bashkë”.
“Georgina nisi të mburrej shumë, filloi të fokusohej vetëm te vetja dhe harroi se aty ishte një Ronaldo. Cristiano është një person krejt tjetër dhe ka një përplasje të madhe mes të dyve. Ato janë personalitete krejtësisht të ndryshme. Georgina në fillim ishte një person i ndjeshëm, por me kalimin e kohës papritur u bë një person që jeton vetëm për para, famë dhe video në Instagram”, – thotë Léo Caeiro.
Marrëdhënia e tensionuar mes modeles dhe nënës së CR7 do të jetë një tjetër nga arsyet që ‘peshuan’ në vendimin e Cristiano Ronaldos.
Léo Caeiro thekson se Georgina nuk shkon mirë me Dolores Aveiro dhe se ajo nuk dëshiron as të bëjë foto me të.
“Kur Georgina mori vesh se mamaja Dolores do të ulej pranë djalit të saj, u ngrit dhe shkoi në skajin tjetër të tavolinës dhe nuk qëndroi kurrë pranë Cristianos. Georgina është një person shumë i ftohtë dhe materialist”, – shton ai.
Georgina Rodríguez u zhvendos me fëmijët e saj në Madrid të Spanjës dhe e la yllin e futbollit vetëm në Arabi.