Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë, por ndodhë që edhe anëtarët tjerë të familjes të kërkojnë ndihmë në Polici.
Kështu ka ndodhur së fundmi në një familje në Pejë, ku një i ri ka kërkuar ndihmën e Policisë dhe e ka denoncuar babain e tij, pasi viktima ka raportuar se babai i tij e ka kansur verbalisht.
Konflikti verbal dyshohet se ndodhi pas një mosmarrëveshje mes tyre, pasi prindërit e viktimës janë të ndarë dhe djali po jeton me nënën e tij.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti për veprën “Dhunë në familje”.