Ish-balerina Melanie Hamrick, 37 vjeç, më në fund ka konfirmuar fejesën me legjendën e rock-ut Mick Jagger, 81 vjeç, frontmenin e grupit të njohur Rolling Stones.
Pse më në fund? Sepse, siç rrëfen ajo vetë, çifti është fejuar që para dy deri në tre vitesh, por nuk e kishte bërë publike më herët. Megjithatë, Melanie thotë se ata nuk kanë nxitim për t’u martuar, transmeton Gazeta Papirus.
“Ndoshta një ditë do të martohemi, ndoshta jo. Jemi kaq të lumtur me jetën që kemi tani, sa më frikëson ideja e ndryshimeve” – tha ajo në një intervistë për Paris Match.

Kujtojmë që Jagger dhe Hamrick janë njohur në shkurt të vitit 2014, gjatë një koncerti të Rolling Stones në Tokio. Melanie, në atë kohë balerinë në trupën American Ballet Theatre, ishte 26 vjeç dhe ndodhej në backstage kur Jagger e përshëndeti për herë të parë.
Shtatë vjet më parë, ata u bënë prindër të një djali, të quajtur Deveraux.
“Mick është ndryshuar krejtësisht. Më herët kishte marrëdhënie të shkurtra dhe të shumta, por tani Melanie dhe Deveraux e shoqërojnë gjatë turneve. Ata janë gjithmonë bashkë, si një familje – dhe kjo e bën atë të lumtur,” – ka thënë një burim për mediat amerikane.