Pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova në pikëkalimin kufitar në Merdarë janë deri në tri orë e gjysmë.
Sipas Qendrës Kufitare për Menaxhim Kufitar, pritje për të dalë nga Kosova ka edhe te Dheu i Bardhë, ku ato zgjasin deri në 40 minuta.
Kurse, në pikat e tjera kufitare, gjendja është më lehtë e kalueshme, përveç në Jarinjë, ku pritjet janë deri në 20 minuta.
Ndërsa, në të gjitha pikat kufitare për të hyrë në Kosovë nuk ka pritje më të gjata se 10 minuta.