Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sapo ka bërë një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook, me ç’rast ka bërë të ditur vendimet që ka marrë sot Qeveria në mbledhjen e 153-të.
Kurti shkruan se janë miratuar 18 vendime, mes tyre edhe propozimi i ministrit të shëndetësisë lidhur me përbërjen e Bordit Drejtues të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, shkruan Gazeta Papirus.
Postimi i plotë i kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti pa ndërhyrje:
Në mbledhjen e 153-të të Qeverisë, miratuam 18 vendime, mes të cilave:
– Votuam për Programin Kombëtar të Shkencës 2023-2028;
– Miratuam Programin mbështetës për komunat për financim të 13 projekteve, me vlerë prej 900,000 euro;
– Rialokuam mjete financiare në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal për tri projekte kapitale në komuna;
– Morëm vendim për hartimin e Programit për Reforma Ekonomike 2024-2026;
– Themeluam Komisionin Kombëtar për Refugjatë;
– Shqyrtuam koncept dokumentet për Odën Ekonomike të Kosovës, për Nëpunësit Civil në Administratën e Gjykatave dhe Prokurorive, për Fushën e Mbrojtjes së Natyrës dhe atë për Fushën e Ujërave;
– Aprovuam propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë për përbërjen e Bordit Drejtues të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.
/Gazeta Papirus/