Në Lipjan nje burrë ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij, derisa policia e ka shoqëruar në stacionin policor, raporton Gazeta Papirus.
Sipas raportit policor, i njejti është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
”DHUNË FAMILJE Lipjan / 20.12.2024 – 18:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që javë më parë kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.