Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka nisur fushatën e zgjedhjeve lokale nga Prizreni. Në një postim të bërë nga partia e tij në rrjetin social Facebook, thuhet se ia kanë marrë LDK-së kryetarin e nëndegës në Zhur, Behar Begaj, transmeton Gazeta Papirus.
Sipas LVV-së, Behar Begaj, është emër i njohur në komunën e Prizrenit.
Tutje në postimin e LVV-së thuhet se Begaj ka ardhë në këtë parti me bashkëpunëtorët e tij.
“Behar Begaj ka mbajtur pozitën e Kryetarit të Nendegës së LDK-së në Zhur, dhe ishte anëtar i Kryesisë për katër mandate të njëpasnjëshme, ka qenë ish-asambleist i Komunës së Prizrenit dhe ish-kryetar i Bashkësisë Lokale në Zhur”, shkruan LVV.
Postimi i plotë: