Ambasadori amerikan në Kosovë Jeff Hovenier dhe ambasadorët e vendeve të Quint në vendin tonë kanë takuar ushtarët ukrainas që shërbejnë në kuadër të KFOR’it. Në Kosovë janë 40 ushtarë të Ukrainës.
Hovenier tha se kanë shprehur mbështetjen për popullin ukrainas, i cili u sulmua nga Rusia
Me ambasadorët e Quint u takuam me ushtarët ukrainas në kuadër të KFOR’it që sigurojnë stabilitetin e rajonit”, njoftoi Hovenier.
“Shpreh mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ata dhe familjet e tyre përball agresionit të Rusisë. Së bashku me partnerët tanë të Quint, BE’së dhe NATO’së Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të bashkuara me Ukrainën”, shtoi Hovenier.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.