Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka folur për Lidhjen e Prizrenit, ku tha qëllimet e saj kanë qenë të njihet autoriteti i Sulltanit dhe bashkimi i të gjitha vilajeteve shqiptare.
Kelmendi në emisionin “Kosova Today” tha se në kohën e Lidhjes së Prizrenit është jetuar me shiriatin, apo ndryshe me ligjin islamik.
“Pika që po diskutohet se a ka qenë lëvizje islamike apo kombëtare, në kohën kur kemi jetuar, në kohën e Lidhjes së Prizrenit nuk është diskutuar ajo sepse është jetuar me shiriat, ka qenë ligji islamik dhe luftërat kanë qenë të karakterit fetarë”.
“Askush s’i ka përmendur shqiptarë dhe serbë, por kanë qenë myslimanë dhe të krishterë”, tha Kelmendi.