Një burrë është gjetur i vdekur brenda shtëpisë së tij të dielën në mesditë në qytetin e Klinës.
Policia tha se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes”, tha policia në raportin 24-orësh.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi.